Albanian Bible

Eksodi 3

Eksodi

Return to Index

Chapter 4

1

Moisiu u pėrgjigj dhe tha: "Por ja, ata nuk do tė mė besojnė as do t`i binden zėrit tim, sepse do tė thonė: "Zoti nuk tė ėshtė shfaqur"".

2

Atėherė Zoti i tha: "Ē`ėshtė ajo qė ke nė dorė?". Ai u pėrgjegj: "Njė bastun".

3

Zoti tha: "Hidhe pėr tokė". Ai e hodhi pėr tokė, dhe ai u bė njė gjarpėr, para tė cilit Moisiu iku me vrap.

4

Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorėn dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorėn dhe e mori, dhe nė dorėn e tij ai u bė njė bastun).

5

"Kėtė ke pėr tė bėrė", tha Zoti, "me qėllim qė tė besojnė se Zoti, Perėndia i etėrve tė tyre, Perėndia i Abrahamit, Perėndia i Isakut dhe Perėndia i Jakobit tė ėshtė shfaqur".

6

Zoti i tha akoma: "Tani vėr dorėn nė gjirin tėnd". Dhe ai vuri dorėn e tij nė gji dhe pastaj e tėrhoqi, dhe ja, dora ishte lebrosur, e bardhė si bora.

7

Zoti i tha akoma: "Vėre pėrsėri dorėn nė gjirin tėnd". Ai e vuri pėrsėri dorėn e tij nė gji dhe pastaj e tėrhoqi nga gjiri, dhe ja, ajo ishte bėrė njėlloj si mishi i tij.

8

"Tani ka pėr tė ndodhur qė, po tė jetė se nuk tė besojnė dhe nuk e dėgjojnė zėrin e shenjės sė parė, do tė besojnė zėrin e shenjės sė dytė.

9

Por, nė rast se ata nuk do t`u besojnė as kėtyre dy shenjave dhe nuk do t`i binden zėrit tėnd, ti atėhere merr ujė nga lumi dhe derdhe mbi tokė tė thatė; dhe uji qė do tė kesh marrė nga lumi do tė bėhet gjak mbi tokėn e thatė".

10

Atėherė Moisiu i tha Zotit: "Mjerisht, o Zot, unė nuk jam njeri i gojės; nuk isha i tillė nė tė kaluarėn dhe nuk jam i tillė qė kur i ke folur shėrbėtorit tėnd, sepse jam i ngathėt nė fjalė dhe kuvend".

11

Zoti i tha: "Kush e ka bėrė gojėn e njeriut, ose kush e bėn njeriun tė pagojė, tė shurdhėr, me sy ose tė verbėr? A nuk jam unė vallė, Zoti?

12

Dhe tani shko, unė do tė jem me gojėn tėnde dhe do tė tė mėsoj atė qė duhet tė thuash".

13

Por Moisiu tha: "Oh! Zot, dėrgo mesazhin tėnd nėpėrmjet kujt tė duash!".

14

Atėherė zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Moisiut, dhe i tha: "A nuk ėshtė ndofta Aaroni vėllai yt, Leviti? Unė e di qė ai flet bukur. Ja tani, ai po del tė tė takojė; sa tė tė shohė do tė ndjejė gėzim nė zemėr tė vet.

15

Ti do t`i flasėsh dhe do t`i vėsh fjalėt nė gojėn e tij, dhe unė do tė jem me gojėn tėnde dhe me gojėn e tij dhe do t`ju mėsoj atė qė duhet tė bėni.

16

Ai do tė jetė zėdhėnėsi yt nė popull; kėshtu ai pėr ty do tė jetė goja dhe ti pėr tė do tė jesh si Perėndia.

17

Tani merr nė dorė kėtė bastun me tė cilin ke pėr tė bėrė mrekullitė".

18

Atėherė Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: "Oh, lėrmė tė shkoj dhe tė kthehem te vėllezėrit e mi qė janė nė Egjipt, pėr tė parė nė se ende janė gjallė". Dhe Jethro i tha Moisiut: "Shko nė paqe".

19

Zoti i tha Moisiut nė Madian: "Shko, kthehu nė Egjipt sepse tė gjithė ata qė kėrkonin jetėn tėnde kanė vdekur".

20

Kėshtu Moisiu mori tė shoqen dhe bijtė e tij, i hipi mbi gomar dhe u kthye nė vendin e Egjiptit. Dhe Moisiu mori nė dorė bastunin e Perėndisė.

21

Zoti i tha pastaj Moisiut: "Kur tė jesh kthyer nė Egjipt, do tė kujdesesh tė bėsh para Faraonit tėrė mrekullitė qė tė kam dhėnė pushtet tė kryesh; por unė do ta ngurtėsoj zemrėn e tij dhe ai nuk do ta lėrė popullin tė shkojė.

22

Dhe ti do t`i thuash Faraonit: "Kėshtu thotė Zoti: Izraeli ėshtė biri im, i parėlinduri im".

23

Prandaj unė tė them: Lėre birin tim tė shkojė, qė tė mė shėrbejė; por nė qoftė se ti nuk e lė tė shkojė, ja, unė do tė vras birin tėnd, tė parėlindurin tėnd".

24

Por gjatė udhėtimit, nė vendin ku kishin fushuar, Zoti shkoi tė takojė Moisiun dhe u pėrpoq ta bėnte tė vdiste.

25

Atėherė Sefora mori njė strall tė mprehtė dhe preu prepucin e birit tė saj dhe e hodhi nė kėmbėt e Moisiut, duke thėnė: "Ti pėr mua je njė dhėndėr nė gjak!".

26

Kėshtu Zoti e la. Atėherė ajo tha: "Ti je njė dhėndėr gjakatar", pėr shkak tė rrethprerjes.

27

Zoti i tha Aaronit: "Shko nė shkretėtirė tė takosh Moisiun". Dhe ai shkoi, e takoi atė nė malin e Perėndisė dhe e puthi.

28

Dhe Moisiu i tregoi Aaronit tėrė fjalėt qė Zoti e kishte porositur tė thoshte, dhe tėrė shenjat e mahnitshme qė i kishte urdhėruar tė bėnte.

29

Atėherė Moisiu dhe Aaroni shkuan dhe mblodhėn tėrė pleqtė e bijve tė Izraelit.

30

Dhe Aaroni tregoi tėrė fjalėt qė Zoti i kishte thėnė Moisiut, dhe bėri mrekullitė nė sy tė popullit.

31

Kėshtu populli i besoi. Ata kuptuan qė Zoti kishte vizituar bijtė e Izraelit dhe kishte parė dėshpėrimin e tyre; dhe u pėrkulėn dhe e adhuruan.

Eksodi 5

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com