Albanian Bible

Eksodi 29

Eksodi

Return to Index

Chapter 30

1

"Do tė bėsh edhe njė altar pėr tė djegur temjanin; dhe do ta bėsh prej druri tė akacies.

2

Do tė jetė njė kubit i gjatė dhe njė kubit i gjerė; do tė jetė katror dhe do tė ketė njė lartėsi dy kubitėsh; brirėt e tij do tė pėrbėjnė njė pjesė tė vetme me tė.

3

Do ta veshėsh me ar safi: pjesėn e tij tė sipėrme, anėt e tij rreth e qark dhe brirėt e tij; do t`i bėsh edhe njė kurorė ari.

4

Do t`i bėsh edhe dy unaza ari nėn kurorė, nė tė dy krahėt e tij; do t`i vėsh nė tė dy krahėt e tij pėr tė kaluar shtizat, tė cilat shėrbejnė pėr ta mbartur.

5

Shtizat do tė bėhen me dru tė akacies dhe do t`i veshėsh me ar.

6

Do ta vendosėsh altarin pėrpara velit qė ndodhet pėrpara arkės sė dėshmisė, pėrballė pajtuesit qė ndodhet mbi dėshminė, ku unė do tė tė takoj.

7

Mbi tė Aaroni do tė djegė temjan tė parfumuar; do ta djegė ēdo mėngjes, kur rregullon llambat.

8

Kur Aaroni ndez llambat nė tė ngrysur, do tė djegė temjanin: njė temjan i vazhdueshėm pėrpara Zotit, pėr brezat e ardhshėm.

9

Nuk do tė ofroni mbi tė as temjan tė huaj, as olokaust, as blatim; dhe mbi tė nuk do tė derdhni libacione.

10

Dhe Aaroni do tė bėjė njė herė nė vit shlyerjen e mėkatit mbi brirėt e tij; me gjakun e flisė sė shlyerjes sė mėkatit do tė bėjė mbi tė shlyerjen njė herė nė vit, brez pas brezi. Do tė jetė gjė shumė e shenjtė, e shenjtė pėr Zotin".

11

Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

12

"Kur do tė bėsh llogarinė e bijve tė Izraelit, pėr regjistrimin e tyre, secili do t`i japė Zotit shpengimin e jetės sė tij, kur do tė numėrohen, me qėllim qė tė mos goditen nga ndonjė plagė, kur do tė bėsh regjistrimin e tyre.

13

Kjo ėshtė ajo qė do tė japė secili nga ata qė paguajnė taksė: gjysmė sikli, simbas siklit tė shenjtėrores, (sikli ėshtė baras me njėzet gere), njė gjysmė sikli do tė jetė oferta qė duhet t`i bėhet Zotit.

14

Kushdo qė do tė pėrfshihet nga regjistrimi, njėzet vjeē e lart, do t`i japė Zotit kėtė ofertė.

15

I pasuri nuk do tė japė mė tepėr, as i varfėri mė pak se gjysmė sikli, kur do t`i bėhet kjo ofertė Zotit pėr tė shlyer fajet e jetės suaj.

16

Do tė marrėsh, pra, nga djemtė e Izraelit kėto tė holla tė shėrbimit dhe do t`i pėrdorėsh pėr shėrbimin e ēadrės sė mbledhjes: kjo do tė jetė pėr bijtė e Izraelit njė kujtim para Zotit pėr tė bėrė shlyerjen pėr jetėn tuaj".

17

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

18

"Do tė bėsh edhe njė legen prej bronzi, me bazėn e tij prej bronzi, pėr t`u larė; do ta vendosėsh midis ēadrės sė mbledhjes dhe altarit dhe do tė vėsh edhe ujė.

19

Dhe aty Aaroni dhe bijtė e tij do tė lajnė duart dhe kėmbėt.

20

Kur do tė hyjnė nė ēadrėn e mbledhjes, do tė lahen me ujė, qė tė mos vdesin; kėshtu edhe kur do t`i afrohen altarit pėr tė shėrbyer, pėr tė tymosur njė ofertė tė bėrė Zotit me anė tė zjarrit.

21

Do tė lajnė duart dhe kėmbėt e tyre, qė tė mos vdesin. Ky do tė jetė njė rregull i pėrjetshėm, pėr atė dhe pėr pasardhėsit e tij, brez pas brezi".

22

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

23

"Gjej edhe aromat mė tė mira: pesėqind sikla mirrė tė lėngėt, dyqind e pesėdhjetė, domethėnė gjysma, cinamon aromatik dhe dyqind e pesėdhjetė kanellė aromatike,

24

pesėqind sikla, nė bazė tė siklit tė shenjtėrores, kasie dhe njė hin vaj ulliri.

25

Me kėto tė pėrgatitėsh njė vaj pėr vajosjen e shenjtė, njė parfum tė prodhuar me artin e parfumierit: ky do tė jetė vaji i vajosjes sė shenjtė.

26

Me tė do tė vajosėsh ēadrėn e mbledhjes dhe arkėn e dėshmisė,

27

tryezėn dhe tė gjitha veglat e tij, shandanin dhe tė gjitha pėrdorėset e tij, altarin e temjanit,

28

altarin e olokausteve dhe tė gjitha pėrdorėset e tij, legenin dhe bazėn e tij.

29

Do tė shenjtėrosh kėshtu kėto gjėra dhe do tė jenė shumė tė shenjta; tė gjitha sendet qė u pėrkasin, do tė jenė tė shenjta.

30

Do tė vajosėsh edhe Aaronin dhe bijtė e tij dhe do t`i shenjtėrosh, me qėllim qė tė mė shėrbejnė si priftėrinj.

31

Pastaj do t`u flasėsh bijve tė Izraelit, duke u thėnė: "Ky do tė jetė pėr mua njė vaj pėr vajosjen e shenjtė, brez pas brezi.

32

Nuk do ta derdhni mbi mish njeriu dhe nuk do tė pėrgatisni tjetėr po ashtu; ai ėshtė i shenjtė, do tė jetė i shenjtė edhe pėr ju.

33

Kushdo qė pėrgatit tė ngjashėm, apo kushdo qė e vė mbi njė tė huaj, do tė shfaroset nga populli i tij"".

34

Zoti i tha akoma Moisiut: "Gjej disa aroma, storaks, guaska erėmira, galban, aroma me temjan tė kulluar, nė doza tė barabarta;

35

do tė pėrgatitėsh me to njė parfum simbas artit tė parfumierit, njė parfum tė kripur, tė pastėr dhe tė shenjtė;

36

do ta kthesh njė pjesė tė tij nė pluhur shumė tė hollė dhe do tė vendosėsh pak nga ai pėrpara dėshmisė nė ēadrėn e mbledhjes, ku unė do tė tė takoj: ai do tė jetė pėr ju njė gjė shumė e shenjtė.

37

Por nga temjani qė ke pėr tė bėrė, nuk do tė pėrgatisni pėr veten tuaj me tė njėjtėn pėrbėrje; kjo do tė jetė pėr ty njė gjė e shenjtė kushtuar Zotit.

38

Kushdo qė do tė pėrgatisė njė temjan tė kėtij lloji, do tė shfaroset nga populli i tij".

Eksodi 31

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com