Albanian Bible

Ligji i Pėrtėrirė 29

Ligji i Pėrtėrirė

Return to Index

Chapter 30

1

"Kėshtu, kur tė tė kenė rėnė nė kurriz tėrė kėto gjėra, bekimi dhe mallkimi qė unė tė kam vėnė pėrpara, dhe ti do t`ua kujtosh tė gjitha kombeve nė mes tė tė cilėve Zoti, Perėndia yt, do tė tė ketė dėbuar,

2

dhe kur tė kthehesh tek Zoti, Perėndia yt, dhe t`i bindesh zėrit tė tij, ti dhe bijtė e tu, me gjithė zemėr e mė gjithė shpirt, duke respektuar tėrė ato qė po tė urdhėroj sot,

3

Zoti, Perėndia yt, do tė tė kthejė nga skllavėria, do tė ketė mėshirė pėr ty dhe do tė tė mbledhė pėrsėri nga radhėt e tė gjithė popujve, ndėr tė cilėt Zoti, Perėndia yt, tė kishte shpėrndarė.

4

Edhe sikur tė kesh qenė pėrzėnė nė skajin e qiellit, Zoti, Perėndia yt, do tė tė mbledhė dhe do tė marrė qė andej.

5

Zoti, Perėndia yt, do tė tė rikthejė nė vendin qė etėrit e tu kanė zotėruar dhe ti do ta zotėrosh atė; dhe ai do tė tė bėjė tė mira dhe do tė tė shumėzojė mė tepėr se etėrit e tu.

6

Zoti, Perėndia yt, do ta rrethpresė zemrėn tėnde dhe zemrėn e pasardhėsve tė tu, qė ti ta duash Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemėr e me gjithė shpirt, dhe kėshtu ti tė jetosh.

7

Dhe Zoti, Perėndia yt, do t`i lėshojė tėrė kėto mallkime mbi armiqtė e tu dhe mbi tėrė ata qė tė urrejnė dhe tė kanė persekutuar.

8

Ti pėrkundrazi do tė kthehesh dhe do t`i bindesh zėrit tė Zotit dhe do tė zbatosh nė praktikė tė gjitha urdhėrimet qė tė porosit sot.

9

Zoti, Perėndia yt, do tė sjellė shumė mbarėsi nė gjithė veprėn e duarve tė tua, nė frytin e barkut tėnd, nė frytin e bagėtisė sate dhe nė frytin e tokės sate; sepse Zoti do tė kėnaqet pėrsėri duke tė tė bėrė tė mirėn, ashtu si u kėnaq kur ua bėri etėrve tė tu,

10

sepse do t`i bindesh zėrit tė Zotit, Perėndisė tėnd, duke respektuar urdhėrimet dhe statutet e tij qė janė shkruar nė kėtė libėr tė ligjit, sepse do tė jesh rikthyer tek Zoti, Perėndia yt, me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt.

11

Ky urdhėrim qė tė jap sot nuk ėshtė shumė i vėshtirė pėr ty, as shumė larg teje.

12

Nuk ėshtė nė qiell, qė ti tė thuash: "Kush do tė ngjitet nė qiell qė tė na e sjellė dhe ta dėgjojmė, me qėllim qė ta zbatojmė nė praktikė?".

13

Dhe nuk ėshtė matanė detit qė ti tė thuash: "Kush do tė kalojė pėr ne matanė detit qė tė na e sjellė dhe ta dėgjojmė, nė mėnyrė qė ta zbatojmė nė praktikė?".

14

Por fjala ėshtė shumė afėr teje; ėshtė nė gojėn tėnde dhe nė zemrėn tėnde, qė ti ta zbatosh nė praktikė.

15

Shiko, unė vė sot para teje jetėn dhe tė mirėn, vdekjen dhe tė keqen;

16

prandaj unė tė urdhėroj ta duash Zotin, Perėndinė tėnd, tė ecėsh nė rrugėt e tij, tė respektosh urdhėrimet, statutet dhe dekretet e tij, qė ti tė jetosh dhe tė shumėzohesh; dhe Zoti, Perėndia yt, do tė tė bekojė nė vendin qė ti po shkon pėr ta pushtuar.

17

Por nė qoftė se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lė veten tė biesh pėrmbys para perėndive tė tjera dhe t`u shėrbesh atyre,

18

unė ju deklaroj sot qė me siguri keni pėr t`u zhdukur, qė nuk do t`i zgjatni ditėt tuaja nė vendin ku po gatiteni tė hyni pėr ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.

19

Unė marr sot si dėshmitarė kundėr teje qiellin dhe tokėn, qė unė tė kam vėnė pėrpara jetės dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetėn qė tė mund tė jetoni ti dhe pasardhėsit e tu,

20

dhe tė mund ta duash Zotin, Perėndinė tėnd, t`i bindesh zėrit tė tij dhe tė qendrosh i lidhur ngushtė me tė, sepse ai ėshtė jeta jote dhe gjatėsia e ditėve tė tua, kėshtu qė ti tė mund tė jetosh nė vendin qė Zoti u betua t`u japė etėrve tė tu: Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".

Ligji i Pėrtėrirė 31

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com