Albanian Bible

Gjyqtarėt 19

Gjyqtarėt

Return to Index

Chapter 20

1

Atėherė tėrė bijtė e Izraelit lėvizėn, nga Dani deri nė Beer-Sheba dhe nė vendin e Galaadit, dhe asambleja u mblodh si njė njeri i vetėm pėrpara Zotit nė Mitspah.

2

Krerėt e tėrė popullit, e gjithė fiseve tė Izraelit u paraqitėn pėrpara asamblesė sė popullit tė Perėndisė; ishin katėrqind mijė kėmbėsorė, tė aftė tė pėrdornin shpatėn.

3

(Dhe bijtė e Beniaminit dėgjuan qė bijtė e Izraelit ishin ngjitur nė Mitspah). Atėherė bijtė e Izraelit thanė: "Na tregoni, si u krye ky krim?".

4

Atėherė Leviti, burri i gruas qė ishte vrarė, u pėrgjegj: "Unė kisha hyrė bashkė me konkubinėn time nė Gibeah tė Beniaminit pėr tė kaluar natėn.

5

Por banorėt e Gibeahut u ngritėn kundėr meje dhe rrethuan natėn shtėpinė nė tė cilėn ndodhesha, dhe kjo pėr tė mė vrarė; por ata dhunuan pėrkundrazi konkubinėn time dhe ajo vdiq.

6

Kėshtu unė mora konkubinėn time, e preva copė-copė, dhe e dėrgova nėpėr gjithė territorin e trashėgimisė sė Izraelit, sepse kėta kryen njė krim dhe njė poshtėrsi nė Izrael.

7

Dhe ja, tani tėrė ju, o bij tė Izraelit, jepni mendimin dhe kėshillėn tuaj".

8

Atėherė tėrė populli u ngrit si njė njeri i vetėm, duke thėnė: "Asnjė prej nesh nuk do tė kthehet nė ēadrėn e tij, asnjė prej nesh nuk do tė kthehet nė shtėpinė e tij.

9

Dhe tani, ja se ē`do t`i bėjmė Gibeahut: do tė shkojmė kundėr tij duke hedhur me short,

10

dhe do tė marrim nga tė gjitha fiset e Izraelit dhjetė njerėz mbi njėqind, njėqind mbi njė mijė dhe njė mijė mbi dhjetė mijė, tė cilėt do tė shkojnė tė kėrkojnė ushqime pėr popullin, me qėllim qė duke shkuar kundėr Gibeahut tė Beniaminit tė mund t`ia lajmė tė gjitha poshtėrsitė qė ka kryer nė Izrael".

11

Kėshtu tėrė burrat e Izraelit u mblodhėn kundėr atij qyteti, tė bashkuar si njė njeri i vetėm.

12

Fiset e Izraelit dėrguan pastaj njerėz nė gjithė fisin e Beniaminit pėr t`i thėnė: "Ē`ėshtė ky krim qė ėshtė kryer ndėr ju?

13

Prandaj na dorėzoni ata njerėz, ata kriminelė qė janė nė Gibeah, qė t`i vrasim dhe tė heqim tė keqen nga Izraeli". Por bijtė e Beniaminit nuk pranuan tė dėgjojnė zėrin e vėllezėrve tė tyre, tė bijve tė Izraelit.

14

Bijtė e Beniaminit madje u mblodhėn nga qytetet e tyre nė Gibeah pėr tė luftuar kundėr bijve tė Izraelit.

15

Atė ditė bijtė e Beniaminit tė thirrur nga qytetet e tyre pėr t`u mbledhur ishin njėzet e gjashtė mijė burra tė aftė pėr tė pėrdorur shpatėn, pa llogaritur banorėt e Gibeahut, qė arrinin nė shtatėqind burra tė zgjedhur.

16

Midis tėrė kėtyre njerėzve kishte shtatėqind burra tė zgjedhur, qė ishin mėngjarashė. Tėrė kėta ishin tė aftė tė hidhnin njė gur me hoben kundėr njė fije floku, pa gabuar goditjen.

17

Njerėzit e Izraelit tė thirrur pėr t`u mbledhur, pa pėrfshirė ata tė Beniaminit, ishin katėrqind mijė burra tė aftė pėr tė pėrdorur shpatėn, tė gjithė luftėtarė.

18

Kėshtu bijtė e Izraelit lėvizėn, u ngjitėn nė Bethel dhe konsultuan Perėndinė, duke thėnė: "Kush prej nesh do tė nisė i pari luftėn kundėr bijve tė Beniaminit?". Zoti u pėrgjegj: "Juda do tė fillojė i pari".

19

Tė nesėrmen nė mėngjes bijtė e Izraelit u nisėn dhe e ngritėn kampin e tyre kundėr Gibeahut.

20

Njerėzit e Izraelit dolėn kėshtu pėr tė luftuar kundėr Beniaminit dhe u rreshtuan pėr betejė kundėr luftėtarėve tė tij pranė Gibeahut.

21

Atėherė bijtė e Beniaminit dolėn nga Gibeahu dhe po atė ditė shtrinė tė vdekur pėr tokė njėzet e dy mijė burra tė Izraelit.

22

Por populli, burrat e Izraelit, morėn zemėr pėrsėri dhe u rreshtuan pėrsėri pėr betejė nė po atė vend ku ishin rreshtuar ditėn e parė.

23

Atėherė bijtė e Izraelit shkuan dhe qanė pėrpara Zotit deri nė mbrėmje, dhe u konsultuan me Zotin, duke thėnė: "A duhet ta vazhdoj luftėn kundėr bijve tė Beniaminit, vėllait tim?". Zoti iu pėrgjegj: "Suluni kundėr tyre".

24

Bijtė e Izraelit u ndeshėn pėr herė tė dytė me bijtė e Beniaminit.

25

Beniaminitėt dolėn pėr herė tė dytė nga Gibeahu kundėr tyre dhe shtrinė pėr tokė tetėmbėdhjetė mijė burra tė tjerė nga bijtė e Izraelit, tė gjithė tė aftė tė pėrdornin shpatėn.

26

Atėherė tėrė bijtė e Izraelit, domethėnė tėrė populli, u ngjitėn nė Bethel dhe qanė; mbetėn aty pėrpara Zotit dhe agjėruan atė ditė deri nė mbrėmje, dhe ofruan olokauste dhe flijime falenderimi pėrpara Zotit.

27

Pastaj bijtė e Izraelit u konsultuan me Zotin (arka e besėlidhjes sė Perėndisė ndodhej aty nė atė kohė,

28

dhe Finehasi, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, shėrbente nė atė kohė para saj) dhe thanė: "A duhet tė vazhdojė akoma tė dal pėr tė luftuar kundėr bijve tė Beniaminit, vėllait tim, apo duhet tė heq dorė nga njė gjė e tillė?". Zoti u pėrgjegj: "Suluni, sepse nesėr do t`i jap nė duart tuaja".

29

Kėshtu Izraeli zuri njė pritė rreth e rrotull Gibeahut.

30

Bijtė e Izraelit u vėrsulėn pėr tė tretėn herė kundėr bijve tė Beniaminit, dhe u rreshtuan pėr betejė nė afėrsi tė Gibeahut si herėt e tjera.

31

Bijtė e Beniaminit dolėn kundėr popullit dhe armiqtė e tyre i tėrhoqėn larg qytetit; dhe filluan tė godasin dhe tė vrasin, si herėt e tjera, disa nga populli i Izraelit nėpėr rrugėt (nga tė cilat njera shkon nė Bethel dhe tjetra nė Gibeah), dhe nė fshatrat; ata vranė rreth tridhjetė veta.

32

Kėshtu bijtė e Beniaminit thanė: "Ja ku janė, tė mundur para syve tona si herėn e parė!". Por bijtė e Izraelit thanė: "Tė ikim dhe t`i tėrheqim larg qytetit, mbi rrugėt kryesore!".

33

Atėherė tėrė njerėzit e Izraelit lėvizėn nga pozicionet e tyre dhe u rreshtuan pėr betejė nė Baal-Thamar; ndėrkaq njerėzit e Izraelit qė ishin nė pritė dolėn nga vėndet e tyre tė fshehta nė fushėn e Gibeahut.

34

Dhjetė mijė burra tė zgjedhur nė tė gjithė Izraelin u vėrsulėn kundėr Gibeahut; Beteja qe e ashpėr, por Beniaminitėt nuk e shihnin katastrofėn qė po u afrohej.

35

Kėshtu Zoti mundi Beniaminin para Izraelit; dhe bijtė e Izraelit vranė atė ditė njėzet e pesė mijė e njėqind burra tė Beniaminit, tė gjithė tė zotė tė pėrdornin shpatėn.

36

Kėshtu bijtė e Beniaminit e kuptuan se ishin mundur. Izraelitėt i kishin lėshuar terren Beniaminit, sepse kishin besim te njerėzit qė kishin zėnė pritė nė afėrsi tė Gibeahut.

37

Njerėzit e pritės u hodhėn menjėherė mbi Gibeahun; ata ecėn pėrpara dhe vranė me shpatė gjithė banorėt e qytetit.

38

Midis njerėzve tė Izraelit dhe atyre qė kishin ngritur pritėn ishte caktuar njė sinjal; kėta tė fundit duhet tė bėnin qė tė ngrihej njė re e madhe tymi nga qyteti.

39

Njerėzit e Izraelit, pra, kishin kthyer krahėt gjatė luftimit; dhe ata tė Beniaminit kishin filluar tė godisnin dhe tė vrisnin rreth tridhjetė njerėz tė Izraelit. Nė fakt ata thonin: "Me siguri ata janė plotėsisht tė mundur para nesh si nė betejėn e parė!".

40

Por kur sinjali i kolonės sė tymit filloi tė ngrihet nga qyteti, ata tė Beniaminit u kthyen prapa dhe ja, tėrė qyteti ishte pushtuar nga flaka qė po ngrihej nė qiell.

41

Atėherė njerėzit e Izraelit u kthyen dhe njerėzit e Beniaminit i zuri njė frikė e madhe, duke parė gjėmėn e madhe qė u kishte rėnė.

42

Prandaj filluan tė ikin pėrpara njerėzve tė Izraelit nė drejtim tė shkretėtirės, por pa arritur t`i shmangen betejės; dhe ata qė dilnin nga qyteti u vėrsulėn nė mes tyre dhe i masakruan.

43

I rrethuan Beniaminitėt, i ndoqėn pa pushim dhe i luftuan deri pėrballė Gibeahut nga ana lindore.

44

Beniaminitėt humbėn tetėmbėdhjetė mijė njerėz, tė gjithė burra trima.

45

Ata qė mbetėn gjallė kthyen kurrizin dhe ua mbathėn nė drejtim tė shkretėtirės, tė shkėmbit tė Rimonit; dhe ata zunė rrugės pesė mijė prej tyre i ndoqėn deri nė Gidon dhe vranė dy mijė tė tjerė.

46

Kėshtu numri i pėrgjithshėm i Beniaminitėve qė u vranė atė ditė ishte njėzet e pesė mijė veta, tė gjithė tė zotė tė pėrdornin shpatėn, tėrė njerėz trima.

47

Gjashtėqind burra, qė kishin kthyer kurrizin dhe kishin ikur nė shkretėtirė nė drejtim tė shkėmbit tė Rimonit, mbetėn aty katėr muaj.

48

Pastaj Izraelitėt u kthyen kundėr bijve tė Beniaminit dhe vranė me shpatė tėrė banorėt e qytetit, duke pėrfshirė edhe bagėtinė dhe gjithēka gjenin; u vunė flakėn edhe tėrė qyteteve qė u dilnin pėrpara.

Gjyqtarėt 21

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com