Albanian Bible

2 i Samuelit 13

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 14

1

Joabi, bir i Tserujahut, vuri re qė zemra e mbretit ishte e shqetėsuar pėr Absalomin.

2

Kėshtu Joabi dėrgoi dikė nė Tekoa dhe solli qė andej njė grua tė urtė, sė cilės i tha: "Bėj sikur mban zi dhe vish njė palė rroba zije; mos u lyej me vaj, por sillu si njė grua qė qan prej kohe njė tė vdekur.

3

Shko pra te mbreti dhe foli nė kėtė mėnyrė". Dhe Joabi e mėsoi se ē`duhej tė thoshte.

4

Gruaja e Tekoas shkoi tė flasė me mbretin, u hodh me fytyrėn pėr tokė, u pėrul dhe tha: "Ndihmomė, o mbret!".

5

Mbreti i tha: "Ēfarė ke?". Ajo u pėrgjigj: "Mjerėsisht jam e ve dhe burri mė ka vdekur.

6

Shėrbėtorja jote kishte dy djem, por kėta patėn njė grindje midis tyre nė arė, dhe, me qenė se nuk kishte njeri t`i ndante, njeri gioditi tjetrin dhe e vrau.

7

Tani tėrė farė e fis ėshtė ngritur kundėr shėrbėtores sate, duke thėnė: "Na dorėzo atė qė vrau vėllanė, qė ta bėjmė tė vdesė pėr jetėn e vėllait qė ai ka vrarė dhe pėr tė shfarosur edhe trashėgimtarin". Nė kėtė mėnyrė do tė shuhet e vetmja urė zjarri qė mė ka mbetur dhe nuk kanė pėr t`i lėnė burrit tim as emėr as pasardhės mbi faqen e dheut".

8

Mbreti i tha gruas: "Shko nė shtėpinė tėnde; unė do tė jap urdhrat pėr ēėshtjen tėnde".

9

Gruaja e Tekoas i tha mbretit: "O mbret, zotėria ime, faji tė bjerė mbi mua dhe mbi shtėpinė e atit tim, por mbreti dhe froni i tij tė jenė tė pafaj".

10

Mbreti tha: "Nė qoftė se dikush tė thotė diēka, sille tek unė dhe ke pėr tė parė qė nuk do tė tė bjerė mė nė qafė".

11

Atėherė ajo tha: "Tė mos e harrojė mbreti, tė lutem, Zotin, Perėndinė tėnd, nė mėnyrė qė hakmarrėsi i gjakut tė mos vazhdojė tė shkatėrrojė dhe biri im tė mos shfaroset". Ai u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, birit tėnd, nuk do t`i bjerė nė tokė asnjė qime floku!".

12

Atėherė gruaja i tha: "Lejoje shėrbėtoren tėnde t`i thotė akoma njė fjalė mbretit!". Ai u pėrgjigj: "Thuaje, pra".

13

Gruaja ia rifilloi: "Pse ke menduar njė gjė tė tillė kundėr popullit tė Perėndisė? Duke folur nė kėtė mėnyrė nė fakt mbreti ėshtė deri diku fajtor, sepse mbreti nuk e kthen atė qė ėshtė nė mėrgim.

14

Ne duhet tė vdesim dhe jemi si ujėt qė derdhet mbi tokė, qė nuk mund tė mblidhet; por Perėndia nuk tė heq jetėn, por gjen mėnyrėn qė ai qė ėshtė nė mėrgim tė mos qėndrojė larg tij.

15

Dhe tani kam ardhur tė flas pėr kėtė gjė me mbretin, me zotėrinė time, sepse populli mė ka trembur; dhe shėrbėtorja jote ka thėnė: "Dua tė flas me mbretin; ndofta mbreti do tė bėjė atė qė shėrbėtorja e tij do t`i thotė.

16

Mbreti do tė dėgjojė shėrbėtoren e tij dhe do ta ēlirojė nga duart e atye qė duan tė mė heqin mua dhe birin tim nga trashėgimia e Perėndisė".

17

Shėrbėtorja jote thoshte: "Oh, fjala e mbretit, e tim zoti, mė ngushėlloftė, sepse mbreti, zotėria ime, ėshtė si njė engjėll i Perėndisė qė di tė dallojė tė mirėn dhe tė keqen". Zoti, Perėndia yt, qoftė me ty".

18

Mbreti u pėrgjigj dhe i tha gruas: "Tė lutem, mos mė fshih asgjė nga ato qė do tė pyes. Gruaja i tha: "Le tė flasė mbreti, Zotėria ime".

19

Atėherė mbreti tha: "A nuk ėshtė ndoshta dora e Joabit me ty nė tėrė kėtė ēėshtje?". Gruaja u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė ti rron, o mbret, zotėria im, ēėshtja ėshtė pak a shumė ashtu siē e ka thėnė mbreti, zotėria im; ka qenė nė fakt shėrbėtori yt Joabi ai qė ka dhėnė kėto urdhėra dhe ka vėnė tėrė kėto fjalė nė gojėn e shėrbėtores sate.

20

Shėrbėtori yt Joab e bėri kėtė gjė pėr tė sjellė njė ndryshim nė gjendjen e tanishme; por zotėria ime ka po atė dituri tė njė engjėlli tė Perėndisė pėr tė kuptuar tėrė ato qė ndodhin mbi dhe".

21

Atėherė mbreti i tha Joabit: "Ja, do tė bėj pikėrisht kėtė. Shko, pra, dhe bėj qė tė kthehet i riu Absalom.

22

Atėherė Joabi u shtri me fytyrėn pėr tokė, u pėrul dhe e bekoi mbretin. Pastaj Joabi tha: "Sot shėrbėtori yt kupton se ka gjetur hirin tėnd, o mbret, o imzot, sepse mbreti bėri atė qė shėrbėtori kishte kėrkuar".

23

Kėshtu Joabi u ngrit dhe shkoi nė Geshur, dhe e solli Absalomin nė Jeruzalem.

24

Por mbreti tha: "Tė mblidhet nė shtėpinė e tij dhe tė mos e shohė fytyrėn time!". Kėshtu Absalomi u tėrhoq nė shtėpinė e tij dhe nuk e pa fytyrėn e mbretit.

25

Nė tė gjithė Izraelin nuk kishte njeri qė ta lavdėronin mė tepėr pėr bukuri se sa Absalomit; nga tabanėt e kėmbėve deri nė majėn e kokės nuk kishte asnjė tė metė tek ai.

26

Kur priste flokėt (dhe kėtė e bėnte ēdo vit sepse flokėt i rėndonin shumė), ai i peshonte flokėt e kokės sė tij; ato peshonin dyqind sikla simbas masave tė caktuara nga mbreti.

27

Absalomit i lindėn tre djem dhe njė vajzė e quajtur Tamara, qė ishte e hijshme.

28

Absalomi banoi dy vjet nė Jeruzalem, pa e parė fytyrėn e mbretit.

29

Pastaj Absalomi thirri Joabin pėr ta dėrguar te mbreti, por ai nuk deshi tė vinte; e dėrgoi ta thėrriste njė herė tė dytė, por ai nuk deshi tė vinte.

30

Atėherė Absalomi u tha shėrbėtorėve tė tij: "Ja, ara e Joabit ėshtė pranė arės sime dhe aty ka elb; shkoni t`i vini zjarrin!". Kėshtu shėrbėtorėt e Absalomit i vunė zjarrin arės.

31

Atėherė Joabi u ngrit, shkoi nė shtėpinė e Absalomit dhe i tha: "Pse shėrbėtorėt e tu i vunė zjarrin arės sime?".

32

Absalomi iu pėrgjigj Joabit: "Unė tė kisha dėrguar fjalė: "Eja kėtu, qė tė kem mundėsi tė tė dėrgoj te mbreti pėr t`i thėnė: Pse jam kthyer nga Geshuri? Do tė kishte qenė mė mirė pėr mua tė kisha mbetur atje". Tani mė lejo tė shoh fytyrėn e mbretit. Nė rast se tek unė ka ndonjė paudhėsi, ai tė shkaktojė vdekjen time".

33

Joabi shkoi atėherė te mbreti dhe ia tregoi ēėshtjen. Ky thirri Absalomin qė shkoi te mbreti dhe ra pėrmbys me fytyrėn pėr tokė pėrpara tij; dhe mbreti e puthi Absalomin.

2 i Samuelit 15

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com