Albanian Bible

2 i Samuelit 16

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 17

1

Pastaj Ahithefeli i tha Absalomit: "Lermė tė zgjedh dymbėdhjetė mijė njerėz, dhe tė nisem qė sonte e ta ndjek Davidin;

2

duke e sulmuar sa ėshtė i lodhur dhe i dobėt; do ta tremb dhe gjithė njerėzit qė janė me tė do tė ikin; kėshtu do tė mund tė godas vetėm mbretin,

3

dhe tėrė popullin do ta kthej te ti. Vdekja e njeriut qė ti kėrkon do tė favorizojė kthimin e tė gjithėve; kėshtu tėrė populli do tė jetė nė paqe".

4

Ky propozim u pėlqeu Absalomit dhe tė gjithė pleqve tė Izraelit.

5

Megjithatė Absalomi tha: "Thirrni edhe Arkitin Hushai dhe tė dėgjojmė ēfarė ka pėr tė thėnė pėr kėtė ēėshtje".

6

Kur Hushai erdhi tek Absalomi, ky i tha: "Ahithofeli ka folur nė kėtė mėnyrė; a duhet tė veprojmė si ka thėnė ai? Pėrndryshe, bėj njė propozim ti!".

7

Hushai iu pėrgjigj Absalomit: "Kėtė radhė kėshilla e dhėnė nga Ahithofeli nuk ėshtė e mirė".

8

Hushai shtoi: "Ti e njeh atin tėnd dhe njerėzit e tij qė janė trima dhe tė egėrsuar nė kulm, si njė arushė nė fushė sė cilės ia kanė marrė kėlyshėt; pėrveē kėsaj ati yt ėshtė njė luftėtar dhe nuk ka pėr ta kaluar natėn me popullin.

9

Me siguri nė kėtė orė ai ėshtė fshehur nė ndonjė vrimė ose nė ndonjė vend tjetėr; nė qoftė se nė fillim do tė hidhet mbi disa nga njerėzit e tu, kushdo qė do ta mėsojė ka pėr tė thėnė: "Midis njerėzve qė ndiqnin Absalomin ndodhi njė masakėr".

10

Atėherė edhe mė trimi, edhe sikur tė kishte zemėr luani, do tė dėshpėrohej shumė, sepse tėrė Izraeli e di qė yt atė ėshtė trim dhe qė njerėzit qė e shoqėrojnė janė trima.

11

Prandaj kėshilloj qė i tėrė Izraeli nga Dani deri nė Beer-Sheba tė mblidhet rreth teje, i shumtė si rėra qė ndodhet nė bregun e detit, dhe qė ti tė marrėsh pjesė personalisht nė betejė.

12

Kėshtu do ta arrijmė nė ēdo vend qė tė ndodhet dhe do tė biem mbi tė ashtu si vesa bie mbi tokė; dhe nga gjithė njerėzit qė janė me tė nuk ka pėr tė shpėtuar as edhe njė.

13

Nė rast se tėrhiqet nė ndonjė qytet, tėrė Izraeli do t`i ēojė litarė atij qyteti dhe ne do ta tėrheqim nė pėrrua, deri sa aty tė mos mbetet asnjė gur".

14

Absalomi dhe tėrė njerėzit e Izraelit thanė: "Kėshilla e Arkitit Hushai ėshtė mė e mirė se ajo e Ahithofelit". Nė tė vėrtetė Zoti kishte vendosur ta bėnte tė kotė kėshillėn e mirė tė Ahithofelit pėr tė shkatėrruar Absalomin.

15

Atėherė Hushai u tha priftėrinjve Tsodak dhe Abiathar: "Ahithofeli ka kėshilluar Absalomin dhe pleqtė e Izraelit kėshtu e kėshtu, ndėrsa unė i kėshillova nė kėtė dhe atė mėnyrė.

16

Prandaj tani dėrgoni me nxitim njeri qė tė informoni Davidin dhe i thoni: "Mos kalo natėn nė fushat e shkretėtirės, por pa tjetėr shko mė tutje, me qėllim qė mbreti dhe gjithė njerėzit qė janė me tė tė mos shfarosen".

17

Por Jonathani dhe Ahimaatsi mbetėn nė En-Rogel, sepse nuk mund tė dukeshin qė hynin nė qytet; kėshtu njė shėrbėtor do tė shkonte pėr t`i informuar, dhe ata do tė shkonin pėr tė njoftuar mbretin David.

18

Por njė djalė i pa dhe njoftoi Absalomin. Tė dy u nisėn atėherė me nxitim dhe arritėn nė Bahurim nė shtėpinė e njė njeriu qė kishte nė oborr njė sternė dhe zbritėn nė tė.

19

Pastaj gruaja mori njė mbulesė, e shtriu mbi grykėn e sternės dhe shpėrndau mbi tė grurė tė bluar, pa u vėnė re nga njeri.

20

Kur shėrbėtorėt e Absalomit shkuan nė shtėpinė e gruas dhe pyetėn: "Ku janė Ahimatsi dhe Jonathani?", gruaja u pėrgjigj: "Ata e kaluan rrėkenė". Ata filluan t`i kėrkojnė, por nuk i gjetėn dhe u kthyen nė Jeruzalem.

21

Pas nisjes sė kėtyre tė fundit, tė dy dolėn nga sterna dhe shkuan tė njoftojnė mbretin David. Dhe i thanė Davidit: "Shpejtoni dhe kaloni menjėherė lumin, sepse kjo ėshtė ajo qė Ahithofeli ka kėshilluar kundėr jush".

22

Atėherė Davidi u ngrit me gjithė njerėzit qė ishin me tė dhe kaloi Jordanin. Nė tė gdhirė nuk kishte mbetur as edhe njė pa e kaluar Jordanin.

23

Kur Ahithofeli pa qė kėshilla e tij nuk ishte ndjekur, shaloi gomarin dhe shkoi nė shtėpinė e vet nė qytetin e tij. Vuri nė rregull gjėrat e shtėpisė dhe vari veten. Kėshtu vdiq dhe u varros nė varrin e tė atit.

24

Pastaj Davidi arriti nė Mahanaim; dhe Absalomi kaloi Jordanin me gjithė njerėzit e Izraelit.

25

Absalomi kishte vėnė nė krye tė ushtrisė Amasan nė vend tė Joabit. Amasan ishte bir i njė burri tė quajtur Jithra Izraeliti, i cili kishte pasur marrėdhėnie seksuale me Abigailin, bijėn e Nahashit, motėr e Tserujahut, nėnė e Joabit.

26

Kėshtu Izraeli dhe Absalomi e ngritėn kampin e tyre nė vendin e Galaadit.

27

Kur Davidi arriti nė Mahanaim, Shobi, bir i Nahashit nga Rabahu dhe i bijve tė Amonit, Makiri, bir i Amielit nga Lodebaru dhe Barzilai, Galaaditi nga Rogelimi,

28

sollėn shtretėr, legena, enė prej dheu, grurė, elb, miell, grurė tė pjekur, bathė, thjerrėza, perime tė pjekura,

29

miell, gjalpė, dele dhe djathė lope pėr Davidin dhe pėr njerėzit qė ishin me tė, me qėllim qė tė hanin, sepse thonin: "Kėta njerėz kanė vuajtur nga uria, nga lodhja dhe nga etja nė shkretėtirė".

2 i Samuelit 18

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com