Albanian Bible

1 i Mbretėrve 14

1 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 15

1

Nė vitin e tetėmbėdhjetė tė mbretėrisė sė Jeroboamit, birit tė Nebatit, Abijami filloi tė mbretėrojė mbi Judėn.

2

Ai mbretėroi tre vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Maakah dhe ishte bijė e Abishalomit.

3

Ai kreu mėkatet qė i ati kishte bėrė para tij dhe zemra e tij nuk iu shenjtėrua plotėsisht Zotit, Perėndisė tė tij, ashtu si zemra e Davidit, atit tė tij.

4

Megjithatė pėr dashurinė qė ushqente pėr Davidin, Zoti, Perėndia i tij, i la njė llambė nė Jeruzalem, dhe e ngriti tė birin mbas tij dhe e bėri tė qendrueshėm Jeruzalemin,

5

sepse Davidi kishte bėrė atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit dhe nuk ishte larguar nga ajo qė Zoti i kishte urdhėruar tė bėnte gjatė gjithė kohės sė jetės sė tij, me pėrjashtim tė rastit tė Uriahut, Hiteut.

6

Midis Roboamit dhe Jeroboamit pati luftė sa qe gjallė Roboami.

7

Pjesa tjetėr e bėmave tė Abijamit dhe tė gjitha ato qė ai bėri a nuk janė tė shkruara vallė nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės? Pati luftė midis Abijamit dhe Jeroboamit.

8

Pastaj Abijamin e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Asa.

9

Nė vitin e njėzet tė mbretėrisė sė Jeroboamit, mbretit tė Izraelit, Asa filloi tė mbretėrojė nė Judė.

10

Ai mbretėroi dyzet e njė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Maakah dhe ishte bijė e Abishalomit.

11

Asa bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit, ashtu si i ati Davidi.

12

Eliminoi nga vendi ata qė merreshin me kurvėri tė shenjtė dhe tėrė idhujtė e krijuar nga etėrit e tij.

13

Hoqi nga posti i mbretėreshės nėnėn e tij Maakah, sepse ajo kishte bėrė njė idhull tė neveritshėm tė Asherahut; Asa e rrėzoi atė idhull tė neveritshėm dhe e dogji pranė pėrroit Kidron.

14

Por vendet e larta nuk u eliminuan; megjithatė zemra e Asas mbeti plotėsisht e shenjtėruar Zotit gjatė gjithė jetės sė tij.

15

Ai solli nė shtėpinė e Zotit gjėrat e shenjtėruara nga i ati dhe gjėrat qė ai vetė i kishte shenjtėruar: argjendin, arin dhe enėt.

16

Pati luftė midis Asas dhe Baashas, mbretit tė Izraelit, gjatė gjithė jetės sė tyre.

17

Baasha, mbret i Izraelit, doli kundėr Judės dhe ndėrtoi Ramahun, me qėllim qė tė pengonte kėdo qė tė shkonte ose tė vinte nga Asa, mbret i Judės.

18

Atėherė Asa mori tėrė argjendin dhe arin qė kishte mbetur nė thesaret e shtėpisė tė Zotit dhe thesaret e pallatit mbretėror dhe ua dorėzoi shėrbėtorėve tė tij; mbreti Asa i dėrgoi pastaj te Ben-Hadadi, bir i Tabrimonit, qė ishte bir i Hezionit, mbretit tė Sirisė, qė banonte nė Damask, pėr t`i thėnė:

19

"Le tė ketė aleancė midis teje dhe meje ashtu si ka pasur midis atit tim dhe atit tėnd. Ja, unė po tė dėrgoj njė dhuratė ari dhe argjendi; shko dhe prishe aleancėn tėnde me Baasham, mbretin e Izraelit, me qėllim qė ai tė tėrhiqet nga unė".

20

Ben-Hadadi dėgjoi kėshillat e mbretit Asa dhe dėrgoi komandantėt e ushtrisė sė tij kundėr qytetit tė Izraelit; pushtoi Ijoin, Danin, Abel-Beth-Maakahun dhe tėrė krahinėn e Kinerothit me gjithė vendin e Neftalit.

21

Sapo Baasha e mėsoi kėtė lajm, ndėrpreu ndėrtimin e Ramahut dhe qėndroi nė Tirtsah.

22

Atėherė mbreti Asa thirri tėrė ata tė Judės, pa pėrjashtuar asnjė; ata morėn nga Ramahu gurėt dhe lėndėn qė Baasha kishte pėrdorur pėr tė ndėrtuar, dhe me kėto materiale mbreti Asa ndėrtoi Geban e Beniaminit dhe Mitspahun.

23

Pjesėn tjetėr tė bėmave tė Asas, tė gjitha trimėritė e tij, tė gjitha ato qė bėri dhe qytetet qė ndėrtoi a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės? Por nė pleqėri ai vuante nga njė dhimbje te kėmbėt.

24

Pastaj e zuri gjumi me etėrit e tij dhe e varrosėn bashkė me ta nė qytetin e Davidit, atit tė tij. Nė vendin e tij mbretėroi i biri, Jozafati.

25

Nadabi, bir i Jeroboamit, filloi tė mbretėrojė mbi Izrael vitin e dytė tė Asas, mbretit tė Judės, dhe mbretėroi nė Izrael dy vjet.

26

Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe ndoqi rrugėt e atit tė tij dhe mėkatin nė tė cilin e kishte futur Izraelin.

27

Pastaj Baasha, bir i Ahijahut, nga shtėpia e Isakarit, komplotoi kundėr tij dhe e vrau nė Gibethon qė u pėrkiste Filistejve, ndėrsa Nadabi dhe tėrė Izraeli kishin rrethuar Gibethonin.

28

Baasha e vrau nė vitin e tretė tė Asas, mbretit tė Judės, dhe mbretėroi nė vend tė tij.

29

Me t`u bėrė mbret, ai shfarosi tėrė shtėpinė e Jeroboamit; nga Jeroboami s`la tė gjallė asnjė, pėr e shfarosi krejt shtėpinė e tij, sipas fjalės qė kishte thėnė Zoit me anė tė shėrbėtorit tė tij Ahijah, Shilonitit,

30

pėr shkak tė mėkateve tė Jeroboamit, tė kryera nga ai dhe qė Izraeli i kreu me nxitjen e tij, duke shkaktuar zemėrimin e Zotit, Perėndisė tė Izraelit.

31

Pjesa tjetėr e bėmave tė Nadabit dhe tė gjitha atė qė ai bėri a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

32

Pati luftė midis Asas dhe Baashas, mbretit tė Izraelit, gjatė gjithė kohės sė jetės sė tyre.

33

Vitin e tretė tė sundimit tė Asas, mbretit tė Judės, Baasha, bir i Ahijahut, filloi tė mbretėrojė mbi tėrė Izraelin nė Tirtsah; dhe mbretėroi njėzet e katėr vjet.

34

Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe vazhdoi rrugėt e Jeroboamit dhe mėkatin qė ky e kishte shtyrė Izraelin tė kryente.

1 i Mbretėrve 16

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com