Albanian Bible

2 i Mbretėrve 12

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 13

1

Nė vitin e njėzretetretė tė Joasit, birit tė Ashaziahut, mbret i Judės, Jehohazi, bir i Jehut, filloi tė mbretėrojė mbi Izrael nė Samari, dhe mbretėroi shtatėmbėdhjetė vjet.

2

Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe vijoi mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nebatit, me tė cilėt e kishte bėrė Izraelin tė kryente mėkate, dhe nuk u largua nga kjo rrugė.

3

Atėherė zemėrimi i Zotit shpėrtheu kundėr Izraelit dhe i dorėzoi nė duart e Hazaelit, mbretit tė Sirisė, dhe nė duart e Ben-Hadadit, birit tė Hazaelit, pėr tėrė atė kohė.

4

Por Jehohazi iu lut Zotit dhe Zoti e kėnaqi, sepse pa shtypjen e Izraelit dhe se si mbreti i Sirisė i shtypte.

5

Prandaj Zoti i dha njė ēlirues Izraelit, dhe kėshtu banorėt e tij mundėn t`i shpėtojnė pushtetit tė Sirėve; kėshtu bijtė e Izraelit mundėn tė banojnė nė ēadrat e tyre si nė tė kaluarėn.

6

Megjithatė nuk u larguan nga mėkatet e shtėpisė sė Jeroboamit me tė cilat e kishin bėrė tė kryente mėkate Izraelin, por vazhduan nė kėtė rrugė; bile edhe Asherahu mbeti mė kėmbė nė Samari.

7

Nga tė gjitha trupat e Jehoahazit Zoti la vetėm pesėdhjetė kalorės, dhjetė qerre dhe dhjetė mijė kėmbėsorė, sepse mbreti i Sirisė i kishte shkatėruar dhe katandisur nė pluhur pėr t`u shkelur.

8

Pjesa tjetėr e bėmave tė Jehoahazit, tėrė atė qė bėri dhe tėrė trimėritė e tij a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit.

9

Kėshtu Jehoahazin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe u varros nė Samari. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Joasi.

10

Nė vitin e tridhjetė e shtatė tė Joasit, mbretit tė Judės, bir i Jehoahazit, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin nė Samari, dhe mbretėroi gjashtėmbėdhjetė vjet.

11

Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe nuk u largua nga mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nebatit, me tė cilat e kishte bėrė tė kryente mėkate Izraelin, por vazhdoi nė kėtė rrugė.

12

Pjesa tjetėr e bėmave tė Joasit, tėrė atė qė bėri dhe trimėria me tė cilėn luftoi kundėr Amatsiahut, mbretit tė Judės, a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

13

Kėshtu Joasin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe Jeroboami u ul mbi fronin e tij. Pastaj Joasi u varros nė Samari me mbretėrit e Izraelit.

14

Eliseu u sėmur nga ajo sėmundje prej sė cilės duhet tė vdiste; prandaj Joasi, mbret i Izraelit, erdhi ta shohė dhe qau mbi tė, duke thėnė: "O ati im, o ati im, qerrja e Izraelit dhe kalorėsia e tij!".

15

Atėherė Eliseu i tha: "Merr njė hark dhe disa shigjeta", ai mori njė hark dhe disa shigjeta.

16

Eliseu i tha pastaj mbretit tė Izraelit: "Rroke harkun"; ai e rroku dhe Eliseu vuri duart e tij mbi duart e mbretit.

17

Pastaj tha: "Hape dritaren nga lindja!". Ai e hapi. Atėherė Eliseu tha: "Gjuaj!". Ai gjuajti. Pas kėsaj Eliseu i tha: "Shigjeta e fitores sė Zotit dhe shigjeta e fitores kundėr Sirėve, sepse ti do t`i mundėsh Sirėt nė Afek deri sa t`i shfarosėsh".

18

Pastaj tha: "Merri shigjetat!", dhe ai i mori. Eliseu i tha pastaj mbretit tė Izraelit: "Rrihe tokėn"; ai e rrahu tri herė dhe pastaj u ndal.

19

Por njeriu i Perėndisė u zemėrua me tė dhe i tha "Duhet ta kishe rrahur pesė ose gjashtė herė; atėherė do t`i kishe mundur Sirėt deri sa t`i zhdukje fare; tani pėrkundrazi do t`i mundėsh Sirėt vetėm tri herė".

20

Pastaj Eliseu vdiq dhe e varrosėn. Nė fillim tė vitit vijues disa banda Moabitėsh pushtuan vendin.

21

Por ndodhi qė, ndėrsa disa varrosnin njė njeri, panė njė bandė plaēkitėsish; kėshtu e hodhėn njeriun nė varrin e Eliseut. Sa arriti ai tė prekė kockat e Eliseut, u ringjall dhe u ngrit mė kėmbė.

22

Hazaeli, mbret i Sirisė, e shtypi Izraelin gjatė tėrė jetės sė Jehoahazit;

23

por Zoti i fali ata, i erdhi keq dhe u kthye me ta pėr shkak tė besėlidhjes qė kishte me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin; dhe kėtė radhė nuk deshi t`i shkatėrrojė apo t`i largojė nga prania e tij.

24

Pastaj vdiq Hazaeli, mbret i Sirisė, dhe nė vend tė tij mbretėroi i biri, Ben-Hadadi.

25

Atėherė Joasi, bir i Jehoahazit rimori nga duart e Ben-Hadadit, birit tė Hazaelit, qytetet qė ai kishte marrė me luftė kundėr Jehoahazit, atit tė tij. Tri herė tė mira Joasi e mundi dhe ripushtoi kėshtu qytetet e Izraelit.

2 i Mbretėrve 14

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com