Albanian Bible

Isaia 39

Isaia

Return to Index

Chapter 40

1

"Ngushėlloni, ngushėlloni popullin tim, thotė Perėndia juaj.

2

I flisni zemrės sė Jeruzalemit dhe i shpallni qė koha e tij e luftės ka mbaruar, qė paudhėsia e tij ėshtė shlyer, sepse ka marrė nga duart e Zotit dyfishin pėr tė gjitha mėkatet e tij".

3

Zėri i dikujt qė bėrtet nė shkretėtirė: "Shtroni udhėn e Zotit, hapni nė shkretėtirė njė rrugė pėr Perėndinė tonė.

4

Ēdo luginė tė jetė e mbushur, ēdo mal dhe kodėr tė jenė sheshuar; vendet dredha-dredha tė drejtuar dhe vėndet e vėshtira tė sheshuar.

5

Atėherė lavdia e Zotit do tė zbulohet dhe ēdo qenie do ta shohė, sepse goja e Zotit ka folur".

6

Njė zė thotė: "Bėrtit!", dhe pėrgjigja qė merr ėshtė: "Ēfarė tė bėrtas?". "Bėrtit qė ēdo qenie ėshtė si bari, dhe qė tėrė hiri i tij ėshtė si lulja e fushės

7

Bari thahet, lulja fishket, kur Fryma e Zotit fryn mbi tė; me siguri populli nuk ėshtė veēse bar.

8

Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perėndisė tonė mbetet pėrjetė".

9

O Sion, ti qė sjell lajmin e mirė, ngjitu mbi njė mal tė lartė! O Jeruzalem, ti qė sjell lajmin e mirė, ngrije zėrin me forcė! Ngrije zėrin, mos ki frikė! Thuaju qyteteve tė Judės: "Ky ėshtė Perėndia juaj!".

10

Ja, Perėndia, Zoti, vjen i fuqishėm dhe krahu i tij sundon pėr tė. Ja, e ka shpėrblimin me vete, dhe shpėrblimi i tij e pararend.

11

Ai do tė kullosė kopenė e tij si njė bari, do t`i mbledhė qengjat me krahun e tij dhe do t`i mbajė nė gji tė tij, dhe do tė udhėheqė me ėmbėlsi dhe kujdes delet qė kanė tė vegjėlit e tyre.

12

Kush i ka matur ujėat me gropėn e dorės, kush ka marrė pėrmasat e qiellit me pėllėmbė, kush ka mbledhur pluhurin e tokės nė njė masė apo ka peshuar malet me njė peshore dhe kodrat e tyre me njė kandar?

13

Kush i ka marrė pėrmasat e Frymės sė Zotit, ose si kėshilltari i tij i ka dhėnė mėsime?

14

Me kė ėshtė konsultuar, qė t`i jepte mend, t`i mėsonte shtegun e drejtėsisė, t`i jepte dituri dhe t`i tregonte rrugėn e arsyes?

15

Ja, kombet janė si njė pikė ujė nė njė kovė, konsiderohen si pluhuri i njė peshoreje; ja, ai i ngre ishujt si tė ishin njė send shumė i vogėl.

16

Libani nuk do tė mjaftonte pėr tė siguruar lėndėn djegėse qė i duhet zjarrit, as kafshėt e tij nuk do tė mjaftonin pėr olokaustin.

17

Tė gjitha kombet janė si njė hiē para tij dhe konsiderohen prej tij si njė hiē dhe njė kotėsi.

18

Kujt dėshironi t`i pėrngjajė Perėndia dhe ēfarė figure do t`i vinit pėrballė?

19

Njė artist shkrin njė shėmbėlltyrė tė gdhendur dhe argjendari e vesh me ar dhe shkrin zinxhirė tė vegjėl prej argjendi.

20

Ai qė ėshtė tepėr i varfėr pėr njė ofertė tė tillė zgjedh njė dru qė nuk kalbet dhe gjen njė artizan tė shkathėt, qė i pėrgatit njė shėmbėlltyrė tė gdhendur qė nuk lėviz.

21

Por nuk e dini, nuk e keni dėgjuar? A nuk ju ėshtė njoftuar qė nė fillim? Nuk e keni kuptuar nga themelet e tokės?

22

Ai ėshtė ai qė rri ulur mbi rruzullin e tokės, banorėt e sė cilės janė si karkaleca; ai i shpalos qiejtė si njė velo dhe i hap si njė ēadėr ku mund tė banosh.

23

Ai i katandis princat nė njė hiē dhe i bėn tė panevojshėm gjykatėsit e tokės.

24

Sapo janė mbjellė, sapo janė hedhur nė tokė sapo kėrcelli i tyre ka lėshuar rrėnjė, ai fryn mbi ta dhe ata thahen; uragani i merr me vete si kashtė.

25

"Me kė kėrkoni, pra, tė mė ngjasoni, qė tė jem baras me tė?", thotė i Shenjti.

26

Ngrini sytė tuaja pėrpjetė dhe shikoni: Kush i krijoi kėto gjėra? Ai qė e nxjerr ushtrinė e tyre me shumicė dhe thėrret gjithēka me emėr; pėr madhėshtinė e fuqisė sė tij dhe forcėn e tij, asnjė nuk mungon.

27

Pse thua, o Jakob, dhe ti, Izrael, shpall: "Rruga ime i ėshtė fshehur Zotit dhe pėr tė drejtėn time nuk kujdeset Perėndia im?

28

Nuk e di ti, vallė, nuk e ke dėgjuar? Perėndia i pėrjetėsisė, Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarėsia e tij ėshtė e panjohshme.

29

Ai i jep forcė tė lodhurit dhe rrit fuqinė e tė kėputurit.

30

Tė rinjtė mundohen dhe lodhen, tė rinjtė e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrėzohen,

31

por ata qė shpresojnė te Zoti fitojnė forca tė reja, ngrihen me krahė si shqiponja, vrapojnė pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.

Isaia 41

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com