Albanian Bible

Jeremia 21

Jeremia

Return to Index

Chapter 22

1

Kėshtu thotė Zoti: "Zbrit nė shtėpinė e mbretit tė Judės dhe aty shqipto kėto fjalė,

2

duke thėnė: Dėgjo fjalėn e Zotit, o mbret i Judės, qė rri ulur mbi fronin e Davidit, ti, shėrbėtorėt e tu dhe populli yt, qė hyni nėpėr kėto porta.

3

Kėshtu thotė Zoti: Veproni me ndershmėri dhe drejtėsi, ēlirojeni atė qė e kanė vjedhur nga dora e shtypėsit, mos i bini mė qafė dhe mos ushtroni dhunė kundėr tė huajit, jetimit dhe gruas sė ve dhe mos derdhni gjak tė pafajmė nė kėtė vend.

4

Sepse, po t`u pėrmbahemi tėrėsisht kėtyre fjalėve, atėherė mbretėrit e ulur mbi fronin e Davidit do tė hyjnė nėpėr portat e kėsaj shtėpie, tė hipur mbi qerre dhe mbi kuaj, ata vetė, shėrbėtorėt e tyre dhe populli i tyre.

5

Por nė rast se nuk do tė dėgjoni kėto fjalė, unė betohem pėr veten time", thotė Zoti, "qė kjo shtėpi do tė shkretohet".

6

Sepse kėshtu thotė Zoti pėr shtėpinė e mbretit tė Judės: "Ti ishe pėr mua si Galaadi, si maja e Libanit. Por unė do tė tė katandis me siguri nė njė vend tė shkretė, nė njė qytet pa banorė.

7

Po pėrgatis kundėr teje shkatėrrues, secili me armėt e tij; ata do tė rrėzojnė kedrat e tu mė tė mirė dhe do t`i hedhin nė zjarr.

8

Shumė kombe do tė kalojnė pranė kėtij qyteti dhe do t`i thonė njėri tjetrit: "Pse Zoti e ka trajtuar kėshtu kėtė qytet tė madh?".

9

Dhe do tė pėrgjigjen: "Sepse e kanė braktisur besėlidhjen me Zotin, Perėndinė e tyre, dhe kanė rėnė pėrmbys para perėndive tė tjera dhe u kanė shėrbyer".

10

Mos qani pėr tė vdekurin, mos mbani zi pėr tė, por qani me hidhėrim tė madh pėr atė qė niset, sepse nuk do tė kthehet mė dhe nuk e ka pėr tė parė mė vendin ku ka lindur.

11

Sepse kėshtu thotė Zoti pėr Shalumin, birin e Josias, mbret i Judės, qė mbretėron nė vend tė Josias atit tė tij dhe qė ka dalė nga ky vend: "Ai nuk do tė kthehet mė,

12

por do tė vdesė nė vendin ku e kanė ēuar nė robėri dhe nuk ka pėr ta parė mė kėtė vend".

13

Mjerė ai qė e ndėrton shtėpinė e tij pa drejtėsi dhe dhomat e saj tė sipėrme me paanėsi, qė e vė tjetrin tė punojė pėr asgjė dhe nuk ia shpėrblen punėn e tij,

14

dhe thotė: "Do tė ndėrtoj njė shtėpi tė madhe me dhoma tė sipėrme tė gjėra", dhe hap nė tė dritare, e vesh me dru kedri dhe e lyen me tė kuq.

15

"Mendon vallė se je mbret, sepse je i rrethuar nga kedra? Ati yt nuk hante dhe pinte? Por vepronte me ndershmėri e drejtėsi dhe gjithshka i shkonte mbarė.

16

Ai mbronte ēėshtjen e tė varfrit dhe tė nevojtarit dhe gjithshka i shkonte mbarė. A nuk do tė thotė kjo tė mė njohėsh mua?", thotė Zoti.

17

"Por sytė e tu dhe zemra jote nuk shikojnė veēse fitimin tėnd tė padrejtė, tė derdhin gjak tė pafajmė dhe tė kryejnė shtypje dhe dhunė".

18

Prandaj kėshtu thotė Zoti pėr Jehojakimin, birin e Josias, mbreti i Judės: "Nuk do tė mbajnė zi pėr tė, duke thėnė: "Vaj medet, vėllai im! Vaj medet, motėr!". Nuk do tė mbajnė zi pėr tė duke thėnė: "Vaj medet, zot! Vaj medet, madhėri e tij!".

19

Do tė varroset ashtu si varroset njė gomar, qė e heqin dhe e hedhin larg portave tė Jeruzalemit.

20

Ngjitu nė Liban dhe bėrtit, ngrije zėrin nė Bashan dhe bėrtit nga Abarimi, sepse tė gjithė dashnorėt e tu janė shkatėrruar.

21

Tė fola nė kohėn e begatisė sate, por ti mė the: "Nuk do tė dėgjoj". Kjo ka qenė sjellja jote qysh nė rininė tėnde: nuk e dėgjove kurrė zėrin tim.

22

Tėrė barinjtė e tu do tė gllabėrohen nga era dhe dashnorėt e tu do tė shkojnė nė robėri; atėherė do tė jesh e turpėruar dhe e shushatur pėr gjithė ligėsinė tėnde.

23

Ti qė banon nė Liban, qė ke ngritur folenė nė mes kedrave, sa do tė rėnkosh kur do tė tė zėnė dhembjet, dhembjet si ato tė gruas qė ėshtė gati tė pjellė!

24

Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti, "edhe sikur Konjahu, biri i Jehojakimit, mbret i Judės, tė ishte njė unazė vulosjeje nė dorėn time tė djathtė, unė do tė tė shkulja qė andej.

25

Unė do tė tė jap nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn tėnde, nė dorė tė atyre prej tė cilėve ke frikė, nė dorė tė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, dhe nė dorė tė Kaldeasve.

26

Do tė tė hedh ty dhe nėnėn tėnde qė tė ka lindur nė njė vend tė huaj, ku nuk keni lindur dhe aty do tė vdisni.

27

Por nė vendin ku dėshirojnė fort tė kthehen, nuk do tė kthehen.

28

A ėshtė vallė ky njeri, Konjahu, njė poē pa vlerė, i thyer, ose njė send qė nuk prodhon asnjė kėnaqėsi? Pse, pra, janė pėrzėnė ai dhe pasardhėsit e tij dhe janė hedhur nė njė vend qė ata nuk e njohin?

29

O vend, o vend, o vend, dėgjo fjalėn e Zotit!

30

Kėshtu thotė Zoti: "Regjistrojeni kėtė njeri si pa fėmijė, njė njeri qė nuk do tė begatohet nė ditėt e tij, sepse asnjė nga pasardhėsit e tij nuk do tė ketė mbarėsi, duke arritur tė ulet mbi fronin e Davidit dhe tė mbretėrojė akoma nė Judė"".

Jeremia 23

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com