Albanian Bible

Jeremia 37

Jeremia

Return to Index

Chapter 38

1

Shefatiahu bir i Metanit, Gedaliahu bir i Pashhurit, Jukali bir i Pashhurit, Jukali, bir i Shelemiahut, dhe Pashhuri bir i Malkiahut, dėgjuan fjalėt qė Jeremia i drejtonte tėrė popullit, duke thėnė:

2

"Kėshtu thotė Zoti: Kush do tė mbetet nė kėtė qytet ka pėr tė vdekur nga shpata, nga uria ose nga murtaja, por ai qė do t`u dorėzohet Kaldeasve do tė jetojė; do tė ketė si pre e tij jetėn e tij, por do tė jetojė".

3

Kėshtu thotė Zoti: "Ky qytet do tė jepet me siguri nė dorė tė ushtrisė sė mbretit tė Babilonisė, qė do ta pushtojė atė".

4

Atėherė princat i thanė mbretit: "Ah, le tė vritet ky njeri, sepse ligėshton duart e njerėzve tė luftės qė kanė mbetur nė kėtė qytet, dhe duart e tėrė popullit, duke u thėnė fjalė tė tilla. Ky njeri nuk kėrkon mirėqėnien e kėtij populli, por tė keqen e tij".

5

Atėherė mbreti Sedekia tha: "Ja ku e keni nė duart tuaja, sepse mbreti nuk mund tė bėjė asgjė kundėr jush".

6

Atėherė e morėn Jeremian dhe e hodhėn nė sternėn e Malkiahut, birit tė mbretit, qė ishte nė oborrin e burgut; dhe e zbritėn nė tė Jeremian me litarė. Nė sternė nuk kishte ujė, por vetėm baltė, dhe Jeremia u fundos nė baltė.

7

Por Ebed-meleku, Etiopiasi, njė eunuk qė rrinte nė shtėpinė e mbretit, dėgjoi qė Jeremian e kishin vėnė nė sternė. Ndėrsa mbreti rrinte ulur te porta e Beniaminit,

8

Ebed-meleku doli nga shtėpia e mbretit dhe i foli mbretit, duke i thėnė:

9

"O mbret, imzot, kėta njerėz kanė vepruar keq nė tėrė ato qė i kanė bėrė profetit Jeremia, duke e hedhur nė sternė; aty brenda ai do tė vdesė nga uria, sepse nuk ka mė bukė nė qytet".

10

Atėherė mbreti i dha kėtė urdhėr Etiopiasit Ebed-melek: "Merr me vete nga kėtu tridhjetė burra dhe nxirre jashtė profetin Jeremia nga sterna para se tė vdesė".

11

Kėshtu Ebed-meleku mori me vete burrat, hyri nė shtėpinė e mbretit duke kaluar poshtė vendit tė thesarit, mori andej rroba dhe lecka tė konsumuara dhe ia zbriti me litarė Jeremias nė sternė.

12

Pastaj Ebed-meleku Etiopiasi i tha Jeremias: "Oh, vėri kėto rroba dhe lecka tė konsumuara poshtė sqetullave, poshtė litarėve". Jeremia veproi ashtu.

13

Kėshtu e tėrhoqėn lart Jeremian me anė tė litarėve dhe e bėnė tė dalė nga sterna. Pastaj Jeremia mbeti nė kopshtin e burgut.

14

Atėherė mbreti Sedekia dėrgoi tė marrin profetin Jeremia dhe e bėri tė vijė nė hyrjen e tretė tė shtėpisė tė Zotit. Mbreti i tha Jeremias: "Tė kėrkoj njė gjė; mos mė fshih asgjė".

15

Jeremia iu pėrgjigj Sedekias: "Po tė ta them, me siguri nuk do tė bėsh qė tė vdes? Dhe nė qoftė se pastaj tė jap njė kėshillė, nuk do tė ma dėgjosh".

16

Kėshtu mbreti Sedekia iu betua fshehurazi Jeremias, duke thėnė: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, qė na ka dhėnė kėtė jetė, nuk do tė bėj tė vdesėsh dhe nuk do tė dorėzoj nė dorėn e kėtyre njerėzve qė kėrkojnė jetėn tėnde".

17

Atėherė Jeremia i tha Sedekias: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Nė rast se u dorėzohesh princave tė mbretit tė Babilonisė, do tė shpėtosh jetėn tėnde; ky qytet nuk do tė digjet dhe ti do tė jetosh me shtėpinė tėnde;

18

por nė rast se nuk do t`u dorėzohesh princave tė mbretit tė Babilonisė, ky qytet do t`u lihet nė dorė Kaldeasve qė do t`i vėnė flakėn, dhe ti nuk do tė shpėtosh nga duart e tyre".

19

Mbreti Sedekia i tha Jeremias: "Kam frikė nga Judejtė qė kaluan nga ana e Kaldeasve, kam frikė se mos mė japin nė duart e tyre dhe tė mė keqtrajtojnė".

20

Por Jeremia iu pėrgjigj: "Nuk do tė tė dorėzojnė nė duart e tyre. Oh, dėgjo zėrin e Zotit nė atė qė tė them; kėshtu do tė tė ecė mbarė dhe do tė jetosh.

21

Por nė rast se ti refuzon tė dalėsh, kjo ėshtė ajo qė Zoti mė ka treguar:

22

Ja, tė gjitha gratė qė kanė mbetur nė shtėpinė e mbretit tė Judės do tė ēohen te princat e mbretit tė Babilonisė dhe do tė thonė: "Miqtė e tu tė ngushtė tė kanė bėrė pėr vete dhe kanė sunduar mbi ty; kėmbėt e tua janė fundosur nė baltė dhe ata tė kanė kthyer kurrizin".

23

Tė gjitha bashkėshortet e tua dhe bijtė e tu do tė ēohen te Kaldeasit dhe ti nuk do tė shpėtosh nga duart e tyre, por do tė tė zėnė dhe do tė tė dorėzojnė nė duart e mbretit tė Babilonisė dhe kėtij qyteti do t`i vihet zjarri".

24

Sedekia i tha Jeremias: Askush tė mos i dijė kėto fjalė dhe ti nuk ke pėr tė vdekur.

25

Por nė rast se princat do tė mėsojnė qė kam folur me ty dhe do tė vijnė te ti pėr tė tė thėnė: "Na njofto ēfarė i ke thėnė mbretit dhe atė qė mbreti tė ka thėnė ty, mos na fshih asgjė dhe nuk do tė tė bėjmė tė vdesėsh",

26

do t`u pėrgjigjesh atyre: "I paraqita kėrkesėn time mbretit, qė tė mos mė kthente nė shtėpinė e Jonathanit pėr tė vdekur"".

27

Tėrė princat erdhėn te Jeremia dhe e morėn nė pyetje, por ai u pėrgjigj duke iu pėrmbajtur tėrė fjalėve qė mbreti kishte urdhėruar; prandaj e lanė tė qetė, nuk mėsuan asgjė nga biseda.

28

Kėshtu Jeremia mbeti nė oborrin e burgut deri ditėn qė u pushtua Jeruzalemi. Dhe ai ishte atje kur u shti nė dorė Jeruzalemi.

Jeremia 39

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com