Albanian Bible

Mateu 18

Mateu

Return to Index

Chapter 19

1

Mbasi Jezusi i mbaroi kėto ligjėrata, u nis nga Galilea dhe erdhi nė krahinėn e Judesė, pėrtej Jordanit.

2

Turma tė mėdha e ndiqnin dhe ai i shėroi atje.

3

Atėherė iu afruan disa farisenj pėr ta provokuar dhe i thanė: ``A ėshtė e lejueshme qė burri ta ndajė gruan pėr njė shkak ēfarėdo?``.

4

Dhe ai, duke u pėrgjigjur u tha atyre: ``A nuk keni lexuar ju, se ai qė i krijoi qė nė fillim, i krijoi mashkull dhe femėr?

5

Dhe tha: "Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė babanė dhe nėnėn e vet dhe do tė bashkohet me gruan e vet; dhe tė dy do tė jenė njė mish i vetėm".

6

Dhe kėshtu ata nuk janė mė dy, por njė mish i vetėm; prandaj atė qė Perėndia ka bashkuar, njeriu tė mos e ndajė``.

7

Ata i thanė: ``Atėherė pėrse Moisiu urdhėroi tė jepet letėrndarja dhe tė lėshohet?``.

8

Ai u tha atyre: ``Moisiu ju lejoi t`i ndani gratė tuaja pėr shkak tė ngurtėsisė sė zemrave tuaja, por nė fillim nuk ka qenė kėshtu.

9

Por unė ju them se kushdo qė e lėshon gruan e vet, pėrveē rastit tė kurvėrisė, dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn; edhe ai qė martohet me gruan e ndarė, shkel kurorėn``.

10

Dishepujt e vet i thanė: ``Nė qoftė se kushtet e burrit ndaj gruas janė tė tilla, mė mirė tė mos martohet``.

11

Por ai u tha atyre: ``Jo tė gjithė i kuptojnė kėto fjalė, por atyre qė iu ėshtė dhėnė.

12

Sepse ka eunukė qė kanė lindur tė tillė nga barku i nėnės; ka eunukė qė janė bėrė eunukė nga njerėzit, dhe ka eunukė qė janė bėrė vet eunukė pėr mbretėrinė e qiejve. Ai qė mund ta kuptojė, le ta kuptojė``.

13

Atėherė i sollėn fėmijė tė vegjėl qė tė vinte duart mbi ata dhe tė lutej, por dishepujt i qortuan.

14

Por Jezusi tha: ``I lini fėmijėt e vegjėl tė vijnė tek unė, sepse atyre u pėrket mbretėria e qiejve``.

15

Dhe, mbasi vuri duart mbi ata, u nis qė andej.

16

Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ``Mėsues i mirė, ēfarė tė mire duhet tė bėj qė tė kem jetė tė pėrjetshme?``.

17

Dhe ai tha: ``Pse mė quan tė mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi: Perėndia. Tani nė qoftė se ti don tė hysh nė jetė, zbato urdhėrimet``.

18

Ai i tha: ``Cilat?``. Atėherė Jezusi i tha: ``Mos vraj, mos shkel kurorėn, mos vidh, mos bėj dėshmi tė rreme,

19

ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde dhe duaje tė afėrmin tėnd si veten tėnde``.

20

I riu i tha: ``Tė gjitha kėto gjėra unė i kam zbatuar qė nė rini; ēfarė mė mungon tjetėr?``.

21

Jezusi i tha: ``Nė qoftė se do tė jesh i pėrsosur, shko, shit ē`tė kesh, jepua tė varfėrve dhe ti do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja dhe mė ndiq mua``.

22

Por i riu, kur i dėgjoi kėto fjalė, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri tė madhe.

23

Atėherė Jezusi u tha dishepujve tė vet: ``Nė tė vėrtetė ju them se njė i pasur me vėshtirėsi do tė hyjė nė mbretėrinė e qiejve.

24

Dhe po jua pėrsėris: Éshtė mė lehtė tė kalojė deveja nga vrima e gjilpėrės, se sa i pasuri tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė``.

25

Kur i dėgjuan kėto fjalė, dishepujt e vet u habitėn shumė dhe thanė: ``Atėherė, kush do tė shpėtojė vallė?``.

26

Dhe Jezusi duke pėrqėndruar shikimin mbi ata tha: ``Pėr njerėzit kjo ėshtė e pamundur, por pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur``.

27

Atėherė Pjetri iu pėrgjigj duke thėnė: ``Ja, ne i lamė tė gjitha dhe tė ndoqėm; ēfarė do tė fitojmė, pra?``.

28

Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė po ju them, nė krijimin e ri, kur Biri i njeriut tė ulet nė fronin e lavdisė sė vet, edhe ju qė mė keni ndjekur do tė uleni mbi dymbėdhjetė frone pėr tė gjykuar tė dymbėdhjetė fiset e Izraelit.

29

Dhe kushdo qė ka lėnė, pėr hir tė emrit tim, shtėpi, vėllezėr, motra, atė, nėnė, grua, bij ose ara, do tė marrė njėqindfish dhe do tė trashėgojė jetė tė pėrjetshme.

30

Por shumė tė parė do tė jenė tė fundit, dhe shumė tė fundit do tė jenė tė parėt``.

Mateu 20

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com