Albanian Bible

Veprat e Apostujve 1

Veprat e Apostujve

Return to Index

Chapter 2

1

Kur erdhi dita e Rrėshajėve, ata ishin tė gjithė bashkė, nė njė mendje tė vetme, nė tė njėjtin vend.

2

Dhe befas nga qielli erdhi njė ushtimė, si ajo e njė ere qė fryn furishėm, dhe e mbushi gjithė shtėpinė ku ata po rrinin.

3

Dhe atyre u dukėn gjuhė, si prej zjarri, tė cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.

4

Kėshtu tė gjithė u mbushėn me Frymėn e Shenjtė dhe filluan tė flasin nė gjuhė tė tjera, ashtu si Fryma e Shenjtė ua jepte tė shpreheshin.

5

Por nė Jeruzalem banonin disa Judenj, njerėz tė perėndishėm, nga tė gjitha kombet nėn qiell.

6

Kur u dėgjua ajo ushtimė, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dėgjonte tė flisnin nė gjuhėn e vet.

7

Dhe tė gjithė habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshnin njėri-tjetrit: ``Ja, a nuk janė tė gjithė Galileas kėta qė flasin?

8

Si vallė secili nga ne i dėgjon tė flasin nė gjuhėn e vet amtare?

9

Ne Partėt, Medėt, Elamitėt dhe banorėt e Mesopotamisė, tė Judesė dhe tė Kapadokisė, tė Pontit dhe tė Azisė,

10

tė Frigjisė e tė Pamfilisė, tė Egjiptit dhe tė pjesėve tė Libisė pėrballė Kirenės, dhe ne tė ardhur nga Roma, Judenj dhe prozelitė,

11

Kretas dhe Arabė, i dėgjojmė tė flasin pėr gjėrat e mėdha tė Perėndisė nė gjuhėt tona!``.

12

Dhe tė gjithė habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thonin njėri-tjetrit: ``Ē`do tė thotė kjo?``.

13

Kurse tė tjerė i pėrqeshnin dhe thonin: ``Janė plot me verė tė ėmbėl!``.

14

Por Pjetri u ēua nė kėmbė bashkė me tė njėmbėdhjetėt dhe u foli atyre me zė tė lartė: ``Judenj dhe ju tė gjithė qė banoni nė Jeruzalem, merrni njoftim pėr kėtė dhe dėgjoni me vėmendje fjalėt e mia.

15

Kėta nuk janė tė dehur, siē po mendoni ju, sepse ėshtė vetėm ora e tretė e ditės.

16

Por kjo ėshtė ajo qė ishte thėnė nėpėrmjet profetit Joel:

17

"Dhe nė ditėt e fundit do tė ndodhė, thotė Perėndia, qė unė do tė pėrhap nga Fryma ime mbi ēdo mish; dhe bijtė tuaj e bijat tuaja do tė profetizojnė, tė rinjtė tuaj do tė shohin vegime dhe tė moshuarit tuaj do tė shohin ėndrra.

18

Nė ato ditė do tė pėrhap nga Fryma im mbi shėrbėtorėt e mi dhe mbi shėrbėtoret e mia, dhe do tė profetizojnė.

19

Dhe do tė bėj mrekulli lart nė qiell dhe shenja poshtė mbi tokė: gjak, zjarr e avull tymi.

20

Dielli do tė kthehet nė errėsirė dhe hėna nė gjak, para se tė vijė dita e madhe dhe e lavdishme e Zotit.

21

Dhe do tė ndodhė qė kush ta ketė thirrur emrin e Zotit, do tė shpėtohet".

22

Burra tė Izraelit, dėgjoni kėto fjalė: Jezusi Nazareas, njeriu i dėftuar nga Perėndia ndėr ju me vepra tė fuqishme, me mrekulli dhe shenja qė Perėndia bėri ndėr ju me anė tė ti tij, siē edhe vet e dini,

23

ai, pra, sipas kėshillit tė caktuar dhe tė paranjohur tė Perėndisė, ju dorėzua juve dhe ju e zutė dhe, me duart e tė padrejtėve, e gozhduat nė kryq dhe e vratė.

24

Por Perėndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur qė vdekja ta mbante atė.

25

Nė fakt Davidi thotė pėr tė: "E pata vazhdimisht Zotin para meje, sepse ai ėshtė nė tė djathtėn time, qė unė tė mos hiqem.

26

Pėr kėtė u gėzua zemra ime dhe ngazėlloi gjuha ime, dhe edhe mishi im do tė qėndrojė nė shpresė.

27

Sepse ti nuk do ta lėsh shpirtin tim nė Hades dhe nuk do tė lejosh qė i Shenjti yt tė shohė kalbjen.

28

Ti mė ke bėrė tė njoh udhėt e jetės, ti do tė mė mbushėsh me gėzim nė praninė tėnde".

29

Vėllezėr, mund tė thuhet haptas pėr Davidin patriark qė ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij ėshtė ndėr ne deri ditėn e sotme.

30

Ai, pra, duke qenė profet, e dinte se Perėndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit tė tij, sipas mishit, do tė ngjallet Krishti pėr t`u ulur mbi fronin e tij;

31

dhe, duke parashikuar kėtė, foli pėr ringjalljen e Krishtit, duke thėnė se shpirti i tij nuk do tė lihej nė Hades dhe se mishi i tij nuk do tė shihte kalbjen.

32

Kėtė Jezus, Perėndia e ka ringjallur; dhe pėr kėtė tė gjithė ne jemi dėshmitarė!

33

Ai, pra, duke qenė i ngritur nė tė djathtė tė Perėndisė dhe duke marrė nga Ati premtimin e Frymės sė Shenjtė, ka pėrhapur atė qė ju tani shihni dhe dėgjoni.

34

Sepse Davidi nuk ėshtė ngritur nė qiell, madje ai vetė thotė: "Zoti i ka thėnė Zotit tim: Ulu nė tė djathtėn time,

35

derisa unė t`i vė armiqtė e tu si stol tė kėmbėve tė tua!".

36

Ta dijė, pra, me siguri, gjithė shtėpia e Izraelit se atė Jezus qė ju e keni kryqėzuar, Perėndia e ka bėrė Zot e Krisht``.

37

Kur ata i dėgjuan kėto gjėra, u pikėlluan nė zemėr dhe pyetėn Pjetrin dhe apostujt: ``Vėllezėr, ē`duhet tė bėjmė?``.

38

Atėherė Pjetri u tha atyre: ``Pendohuni dhe secili nga ju le tė pagėzohet nė emėr tė Jezu Krishtit pėr faljen e mėkateve, dhe ju do tė merrni dhuratėn e Frymės sė Shenjtė.

39

Sepse premtimi ėshtė pėr ju dhe pėr bijtė tuaj dhe pėr gjithė ata qė janė larg, pėr ata qė Zoti, Perėndia ynė, do t`i thėrrasė``.

40

Dhe me shumė fjalė tė tjera u pėrbetohej dhe i nxiste, duke thėnė: ``Shpėtoni veten nga ky brez i ēoroditur!``.

41

Dhe ata qė e pranuan fjalėn e tij me gėzim, u pagėzuan; atė ditė u shtuan rreth tre mijė veta.

42

Ata ishin ngulmues nė zbatimin e mėsimit tė apostujve, nė bashkėsi, nė thyerjen e bukės dhe nė lutje.

43

Dhe tė gjithėve u kishte hyrė druajtja; dhe shumė shenja e mrekulli bėheshin nga dora e apostujve.

44

Por gjithė ata qė besonin rrinin bashkė dhe ēdo gjė e kishin tė pėrbashkėt.

45

Dhe i shisnin pronat e pasuritė dhe ua ndanin tė gjithėve, sipas nevojės sė ēdonjėrit.

46

Dhe ngulmonin me njė mendje tė vetme ēdo ditė nė tempull dhe, duke e thyer bukėn nga shtėpia nė shtėpi, merrnin ushqimin me gėzim dhe me thjeshtėsi zemre,

47

duke lavdėruar Perėndinė dhe duke gėzuar simpatinė e gjithė popullit. Dhe Zoti i shtonte kishės ēdo ditė ata qė ishin shpėtuar.

Veprat e Apostujve 3

 

 

 

Public Domain Software by johnhurt.com