82
Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.
Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)
Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.
Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.
Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.
Unë kam thënë: “Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.
Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër”.
Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.